Pas divorcit të bujshëm dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, kanë filluar të përfliten thashetheme se aktorja Hollywoodiane është në një romancë të re. Në thuajse çdo event të rëndësishëm ajo është parë e shoqëruar nga fëmijët e saj, por pavarësisht kësaj nuk kanë munguar fjalë se dikush tjetër, pas Brad Pitt është në jetën e aktores.
Po thuhet se Angelina Jolie është e fejuar me një miliarder britanik.

Megjithatë, një burim pranë aktores është shprehur për “HollwoodLife” se Angelina është duke shijuar jetën e saj si një nënë beqare.
“Angelina nuk është duke njohur asnjë për momentin dhe është shumë në rregull me këtë gjë. Ajo pati një periudhë të vetmuar pas ndarjes nga Brad, por e kaloi falë dashurisë dhe vëmendjes së fëmijëve të saj. Ajo nuk po njihet me asnjë aktor, me asnjë miliarder dhe sigurisht nuk po takohet sërish me Brad”, është shprehur ai.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë