Tre vite më parë shumica e amerikanëve vendosi të përfaqësohej nga Trump e vitin e ardhshëm do të kenë mundësinë ta rizgjedhin atë si President apo të votojnë për një president të ri.
E së fundmi duket se Angelina Jolie po e merr seriozisht mundësinë të garojë për këtë post.
Aktorja dhe regjisorja 43 vjeçare ndonëse nuk është përfshirë drejtëpërdrejtë në jetën politike të një vendi, ka qenë aktive në organizata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, imigrantëve etj. Në një intervistë me BBC-në Justin Webb, Jolie ka folur për të ardhmen e saj politike ku preku çështjet që përfshijnë dhunën seksuale, mediat sociale, politikën amerikane dhe krizën globale të refugjatëve.
Jolie u pyet nëse ka ndonjë mundësi të kandidojë vitin e ardhshëm për postin e Presidentit: “Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, unë do të qeshja… Por sot mendoj se jam e aftë punoj në qeveri, të punoj për një shtet, të bashkëpunoj me ushtrinë. Do të bëja gjithçka për të bërë ndryshimin që duhet”
Jolie mund të jetë në listën e 30-40 demokratëve që konkurrojnë për nominimin presidencial në 2020.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave