Angelina Jolie mbikëqyr shumë edukimin e gjashtë fëmijëve të saj.
Të mërkurën që lam pas u raportua se bukuroshja 42 vjeçare i ka filluar fëmijëve të saj shkollën brenda rezidencës së tyre 24 milion dollarëshe në Kalifroni, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Ata po mësojnë të gjitha lëndët, si leximin dhe aritmetiken po ashtu ata po marrin pjesë edhe në klasat e gjuhëve dhe instrumenteve muzikore.
Ndërsa në vitin 2016 Angelina Jolie tha për BBC se fëmijët e saj po mësojnë gjuhë të ndryshme.
“Unë i pyeta ata se cilat gjuhë dëshironin të mësoni dhe Shi po mëson Khmai, që është gjuha kamboxhiane, Pax po përqendrohet në gjuhën Vietnamese, Mad po mëson gjermanisht dhe rusisht, Z flet frëngjisht, Vivienne me të vërtetë donte të mësonte arabisht dhe Knox merret me mësimin e gjuhëve të shenjata”, ka thënë Jolie.
Ndryshe dihet se Angelina Jolie është duke u divorcuar nga Brad Pitt, dhe se aktori jeton vetëm 10 minuta larg fëmijëve./arbresh.info/


Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...