Me paraqitjen e saj në Grammy, Brit Awards dhe Oscars në muajt e fundit, Rita Ora ka pasur një fillim vit shumë të ngarkuar.
Por kjo është normale për një 27 vjeçare, e cila ka udhëtuar në 14 vende të ndryshme në 12 muajt e fundit, pavarësisht se këto nuk ishin në kuadër të një turneu.
DailyMail i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare, duke treguar se këtu përfshihen udhëtime të shumëfishta në Paris, New York dhe Los Angelos, ku edhe filmoi ABC show “Boyband” vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja e cila jeton në Londër, ka bërë edhe udhëtime në Moskë, Hong Kong dhe Hamburg, si dhe duke shijuar udhëtime në Vancouver dhe Melbourn.
Dhe kohët e fundit, Rita ka qenë edhe në Bahrein, Los Angelos dhe në Kosovë, në vendin ku edhe ajo ka lindur.
Ylli i muzikës pop, ka punuar shumë për promovimin e filmit Fifty Shades Freed gjatë muajve të fundit, si dhe për lansimin e këngës së saj të re dhe për nisjen e linjës së saj të modës të quajtur “Roara Republic”.
Përderisa shumica e udhëtimeve të saja janë lidhur me punën , Rita ka gëzuar edhe pushime në Maldive, Xhamajka, Kenia dhe Kolorado, ku edhe kaloi Vitin e Ri me të dashurin Andreëw Watt.
Më poshtë sjellim disa nga pamjet gjatë vizitave të saja në këto vende.





















28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët