Al Pacino ka folur për mediat e huaja se cilin aktor të ri e sheh si zëvendësues adekuat për rolin e detektivit Vincent Hanna, të cilin e interpretoi në filmin “Heat”.
Nëse do të xhirohej vazhdimi i “Vrelinës”, Al Pacino nuk dyshon se kush e meriton rolin e Vincent Hanës, transmeton portal arbresh.info
“Timothee Chalamet. Ai është një aktor i madh”, ka thënë Al Pacino, shkruajnë mediat e huaja.

Michael Mann e bazoi skenarin për filmin “Heat” në historinë e vërtetë të kriminelit Neil McAuli (De Niro), i cili u vra nga miku i tij, Detektivi Charlie Adamson në 1963.
Regjisori Michael Mann i përshkroi personazhet kryesore të filmit “Heat” si dy njerëz që, pavarësisht se ishin në anën e kundërt të ligjit, respektonin dhe admironin njëri-tjetrin për angazhimin e tyre ndaj asaj që bënin në mënyrën më të mirë të mundshme./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...