Aktorja turke Songül Öden, e njohur ndryshe si “Gymysh” ishte e ftuar në një program televiziv, nga ku ndau disa sekrete nga jeta e saj, sidomos rreth operacioneve plastike që sipas saj kanë qenë një dështim.
“Kam bërë operacion në hundë. Mendoja se nuk mund të merrja frymë për shkak të kockës në hundë. E bëra veten të besoja këtë fakt, por e vërteta është se nuk mund të marr frymë tani. Kam kursyer shumë para për operacionin në hundë, por nuk ishte i suksesshëm. Mjeku më mori të gjithë kërcin në hundë. Kështu që më duhej të bëja edhe dy operacione të tjera më vonë. Më morën kërcin nga veshi dhe e përdorën. Por u dëmtua edhe ai. Duhej të gjenin një kërc tjetër. Tani për tani, nuk mund të marr frymë lirisht, por vazhdoj jetën time”, tha ajo./vizionplus/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...