Jennifer Garner ka folur në një intervistë për ndarjen e saj nga aktori i njohur Ben Affleck.
Garner ka rrëfyer se që nga qershori i vitit 2015 kur ajo dhe Ben vendosën të mos ishin më bashkëshortë, aktorja nuk ka dalë më me asnjë mashkull, madje as ka tentuar të njohë dikë tjetër.
“Unë nuk kam dal në takime madje as nuk jam e interesuar. Miqtë e mi duan të më njohin me meshkuj të tjerë por përgjigja ime është e thjeshtë dhe e njëjtë: Jo faleminderit! Unë kurrë nuk do ta kisha zgjedhur këtë jetë për veten dhe fëmijët e mi.Nuk do të doja të isha kurrë një nënë beqare apo në situatën që jam tani. Është diçka me të cilën aktualisht po përpiqemi ta tejkalojmë. Nëse një ditë do të ndodh që të dalë me një mashkull duhet fillimisht të qartësoj idenë se jo të gjithë meshkujt janë njësoj, jo të gjithë janë fajtorë. “,- ka treguar Jennifer.
Pavarësisht ndarjes, Garner dhe Affleck kanë mbetur miq kjo edhe për shkak të tre fëmijëve që ata kanë nga martesa. Garner prej kohësh është duke iu dedikuar tërësisht fëmijëve, duke u kthyer në një shtëpiake që kujdeset për mirërritjen e të vegjëlve të saj dhe e vetmja kohë e lirë është kur Ben dhe nëna e tij i marrin fëmijët për disa ditë pushimi.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...