Jim Tavare, i cili luajti në filmin ” I burgosur i Azkabanit”, ka pësuar një aksident të tmerrshëm me automobil, pas të cilës u shtrua menjëherë në spital.
Bashkëshortja e aktorit Laura ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet se në çfarë gjendje është aktori.
Jim mësohet të ketë thyer qafën dhe të ketë shpuar mushkërinë ndërsa është në kujdesin intensiv, transmeton Telegrafi.
“ Jim ka të thyera 15 brinjë, dy klavikula, mushkëritë e shpuara, qafën të thyer dhe fraktura të shumta në këmbë”, ka thënë gruaja e aktorit për Daily Mail.
Jim është një prej komedianëve më të njohur britanik, i cili prej vitesh është përpjekur të bëhet pjesë e Hollywoodit ndërsa u bë edhe më i famshëm me paraqitjen në serinë filmike te Harry Potter.
Kohët e fundit ai ka luajtur me David Duchovny në filmin “Californication”.

Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali