Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndejkur në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi ishte pjesëmarrëse në DokuFest, ku pati mundësinë të shohë nga afër shfaqjen e filmave në festivalin e famshëm të filmit në Prizren.
Adriana e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja.
Bëhet fjalë për ndryshimin e ri në dukje që aktorja ka bërë, ku është shfaqur me një stil më ndryshe se zakonisht.
Nga imazhet e publikuara në InstaStory, aktorja gjilanase mund të shihet duke vënë në pah dukjen e saj të re prej biondeje me flokë të shkurtra.
Aktualisht, Adriana është më e qetë sa i përket angazhimeve në sferën profesionale, duke qenë se edhe Kuvendi i Kosovës (vendi ku ajo ushtron profesionin si deputete) ka shkruar në pushim. /Telegrafi/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë