Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që po merret me televizion.
Ajo është drejtuese e emisionit “Tete a Tete”, ku nga java në javë sjell intervista me të ftuar të ndryshëm, shkruan portali arbresh.info
Me rastin e festës së Flamurti (28nëntor), Adelina interpretoi live këngën “Mora fjalë” bashkë me vokalistin e emisionit, Krenar Krasniqi.
Dyshja sollën një interpretim të veçantë të asaj që njihet si ndër këngët më të bukura patriotike ndër vite.
“Pas 5 vitesh, këngë e zemrës… Faleminderit Krenar Krasniqi, zëri yt është magji”, shkroi Adelina në një video të performancës të publikuar në Facebook.
Përkundër viteve, Adelina vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe shumë besnike ndaj stilit të saj. /arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00