Adelina Ismaili i ka bërë me shtëpi 12 familje të varfra

13:53 | 15 Prill 2021

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj, shkruan portali arbresh.info

Adelina njihet si këngëtare, por si humaniste nuk është se kemi dëgjuar.

Por, së fundi është zbuluar se nga bamirësia e saj kanë përfituar 12 familje skamnore, të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të saj.

Lajmi i tillë ka qarkulluar në rrjete sociale derisa ajo e ka publikuar në statusin e saj dhe ka falënderuar.

Ajo ka një karrierë të suksesshme me këngë të shumta hite, të cilat edhe sot e kësaj dite pëlqehen e këndohen nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara