26 vjet nga vdekja e Tupac

10:02 | 13 Shtator 2022
Emir Abduramani

26 vjet më parë, më 13 shtator 1996, në moshën 25-vjecare ndërroi jetë ikona e muzikës hip-hop, Tupac Amaru Shakur.

I njohur si 2pac, vdiq pasi u qëllua disa herë me plumba gjersa ishte duke vozitur me veturën e tij, në Las Vegas.

Ai ishte në veturë me shokun e tij, gjithashtu reper, Surge Knight.

Ai u qëllua më 7 shtator dhe po trajtohej në spital për 6 ditë, deri kur nuk u mbijetoi plagëve dhe mëngjesin e 13 shtatorit u njoftua opinioni për vdekjen e tij.

Edhe pse ndërroi jetë në moshë të re, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës Rap/Hip-Hop.

Ai ishte autor i disa prej këngëve më të mira dhe të famshme në historinë e Hip-Hopit, ku ka shitur më shumë se 75 milionë kopje të albumeve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme