Koncertet e Kylie Minogue në Dublin dhe Belfast janë anuluar në minutat e fundit. Këngëtarja që po realizon turneun e saj të 15-të po vuan prej një infeksioni në fyt.
50-vjeçarja është fotografuar në aeroport të premten dhe dukej se kishte shumë ftohtë pasi kishte veshur një pellush dhe bluze të trashë.
Në një postim në Twitter, ajo shkruajti: “Të dashur, ju kërkoj ndjesë që nuk mund të performoj sot në Dublin dhe nesër në Belfast. Kam provuar cdo gjë të mundur që të jem në gjendje të performoj për ju por një infeksion në fyt që më ka shkaktuar tendosje vokale. Ju premtoj që do kthehem sa më shpejt të mundem. Cmimi Guiness po më pret! Ne po punojmë në datat e reja dhe shumë shpejt do dalin detajet e reja. Ju kërkoj ndjesë dhe faleminderit për mirëkuptimin.”
Kujtojmë se artistja ka nxjerrë albumin e ri “Golden” me të cilin ka bërë turne në Britani dhe Irlandë.

Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...