Nga sida në botë vitin e kaluar humbën jetën një milion persona, që është dyfish më pak se në viti 2005, ku kjo sëmundje mori jetën e pothuajse dy milionë vetëve, njoftoi sot KB-ja.
“Jo vetëm që bie numri i personave të rinj të infektuar me këtë sëmundje, si dhe rastet e vdekjes, por sa vjen e më shumë njerëzit tashmë mjekohen”, citohet në raportin në prag të konferencës për sidën, që të dielën hapet në Paris.
Në vitin 2016, 19,5 milionë persona kanë pasur qasje në mjekim nga gjithsej 36,7 milionë persona që jetojnë me virusin HIV”, citoi agjencia UNAIDS, transmetojnë mediat franceze. Nga paraqitja e epidemisë, në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, me virusin HIV janë infektuar gjithsej 76,1 milionë persona. Që atëherë rreth 35 milionë persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve