Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm i epokës moderne, e cila mund të sjell shumë dhimbje dhe probleme shëndetësore.
Përveç që ju bën të pamundur të funksiononi normalisht në punë dhe në aktivitetet tuaja të përditshme, ajo gjithashtu mund të shkaktojë ankth dhe shumë probleme të tjera shëndetësore, transmeton portali arbresh.info
Për të zgjidhur problemet e pagjumësisë, duhet të fokusoheni te këto tre ushqëime.
Ushqimi i fermentuar
Ushqimi i fermentuar ndikon natyrshëm në shëndetin e zorrëve dhe tretja e shëndetshme është një parakusht që trupi ynë të ndihet rehat. Në fakt, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zorrës dhe trurit, nervit vagus. Kur truri është i relaksuar, ai lejon zorrët t’i kushtojnë energji tretjes. Prandaj, për një gjumë më të qetë, zgjidhni që të konsumoni miso supë, lakër turshi, sallatë me uthull molle dhe kos.
Patate
Për të përmirësuar florën e zorrëve, përveç ushqimeve të fermentuara, është e nevojshme të hani perime që janë të pasura me niseshte, si patate të ëmbël.
Qershi
Nëse doni të konsumoni fruta në mbrëmje dhe më pas të bëni gjumë të rehatshëm, qershitë janë ushqimi ideal. Ato janë të pasura me një kompleks të vitaminës B (e cila ndikon në shëndetin e sistemit nervor dhe indirekt kontrollon gjumin) dhe magnez (i cili relakson muskujt dhe rikthen gjumin e qetë), madje edhe melatoninën, të cilën ata e quajnë hormon i gjumit. Melatonina në qershi është në formën e saj natyrale, kështu që trupi ynë, tregon hulumtimi, mund ta përdorë atë më së miri./arbresh.info/
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik