Një pjesë e sapozbuluar e sistemit tonë imunitar mund të shërbejë për të kuruar të gjithë llojet e kancerit, thonë shkencëtarët.
Skuadra e Universitetit të Kardifit ka gjetur një mënyrë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërisë etj, nëpërmjet testeve laboratorike.
Zbulimet, të publikuara në Imunologjinë Natyrore, nuk janë testuar në pacientë, por sipas studiesve, megjithëse puna sa ka filluar, rezultatet priten të jenë mahnitëse.
Sistemi ynë imunitar është mbrotja natyrale e trupit tonë kundër infeksioneve, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze. Gjatë kërkimit të mënyrave për të shkatërruar tumorë, shkencëtarët gjetën qelizën “T” në gjak, që besohet të jetë kura për të gjithë llojet e kancerit.
“Ka mundësi të kurojë çdo pacient. Më parë askush nuk e besonte që kjo ishte e mundur,” u shpreh Prof. Andrew Sewell për BBC./tch/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...