Dëmtimi i veshkave është një nga problemet më të mëdha që mund të ketë trupi i njeriut. Roli i tyre është tejet i rëndësishëm për të patur një jetë të shëndetshme.
Por sipas ekspertëve ekzistojnë disa zakone për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos dëmtojmë veshkat.
Hidratimi
Jo vetëm për funksionimin e veshkave, por për çdo pjesë të trupit tonë hidratimi është i rëndësishëm. Nëse konsumojmë pak ujë rrezikojmë të dëmtojmë seriozisht veshkat, ndërsa konsumimi i bollshëm i ujit zvogëlon mundësinë e infeksioneve në traktin urinar.
Ushqimet me sasi të lartë të sodiumit
Një tjetër shkak që lidhet me dëmtimin e veshkave është konsumi i ushqimeve me sasi të lartë të sodiumit. Diçka e tillë mund të çojë edhe në ënjtjen e duarve.
Mishi i kuq
Nëse konsumojmë sasi të mëdha të mishit të kuq janë më të larta shanset që të dëmtojmë veshkat. Diçka e tillë ndodh për shkak të toksinave si nitrogjeni apo amoniaku që gjendet në mishin e kafshëve.
Mbajtja e urinës
Mbajtja e urinës është një faktorët që çon më shpesh në dëmtimin e veshkave.
Ushqimet dhe pijet e ëmbla
Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, i cili dëmton enët e gjakut dhe veshkat
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë