Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka raste të konfirmuara zyrtarisht apo raste të rënda që të kenë nevojë për spital.
“Mund të ketë por nuk ka vend për panik”, tha Silvana Bala, drejtoreshë e Spitalit Universitar Rajonal “Shefqet Ndroqi”, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Ky virus ngjan më së shumti me virusin respirator sinsicial dhe komplikacionet i ka tek pulmonet.
Bala këshillon prindërit të evitojnë ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë.
Ajo kërkon të mos neglizhohet asnjë virus, dhe nëse situata nuk përmirësohet brenda pesë ditëve menjëherë të kontaktohet mjeku specialist.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira