Vetmia është sëmundje më e shpeshtë dhe më e dëmshme sesa varësia nga duhani apo obeziteti, paralajmërojnë shkencëtarët
Mjekësia moderne është duke u ndihmuar njerëzve të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, por hulumtimet e reja tregojnë se një përbindësh i ri po është gjithmonë e më prezent te jetët e njerëzve – e ai përbindësh është vetmia.
Shkencëtarët paralajmërojnë se “epidemia e vetmisë” ndikon në zhvillimin e shumë problemeve shëndetësore.
Rezultatet e studimit nga Shoqata e Psikologëve të Amerikës tregojnë se njerëzit të cilët kanë kontakte të shumta sociale janë 50 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e papritur, transmeton Telegrafi.
Vetmia shkakton kancerin dhe e dëmton shëndetin e zemrës
Një meta-analizë e kryer me 148 studentë nga SHBA-të, Evropa dhe Australia ka treguar se izolimi social, vetmia dhe vendimi i një personi për të jetuar në vetmi i rritë tej mase rreziqet për të vdekur para kohe.
Të dhënat e mbledhura nga qindra studime të mëparshme me miliona njerëz, kanë treguar se ekzistojnë dëshmi të forta të rëndësisë së kontakteve me miqtë për shëndetin fizik të një individi.
Personat e vetmuar janë më të prirë të pinë duhan, të jenë obezë dhe të ushtrojnë më pak.
Nuk është e nevojshme të jetoni vet për t’u ndjerë të vetmuar
Një person nuk duhet të jetë fizikisht i vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. 43 për qind e njerëzve tregojnë se pleqtë janë të vetmuar, pavarësisht se vetëm 18 për qind prej tyre jetojnë në vetmi.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...