Njësoj si varësia në alkool dhe drogë, konsumimi i niveleve të larta të sheqerit rrit nivelet e dopamine-ës në tru.
Në një studim të ri të dalë nga Queensland University of Technology (QUT) në Australi, studiuesit sugjerojnë se në të ardhmen, varësia e sheqerit mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë si varësia në drogë, raporton Medical Daily
Hulumtimi i tyre ka treguar se minjtë e varur në sheqer mund të trajtohen me medikamente që tatojnë edhe varësinë në nikotinë. Njësoj si varësia në alkool dhe drogë, konsumimi i niveleve të larta të sheqerit rrit nivelet e dopamine-ës në tru dhe aktivizon të njëjtat rrugë të shpërblimit.
Pasi njerëzit hanë sasi të konsiderueshme të sheqerit çdo ditë për një periudhë të gjatë kohe, ata përjetojnë një reduktim në nivelet e dopaminës e cila i nxit që ata të hanë edhe më shumë sheqer për të ngritur nivelin e saj sërish. Është një cikël i varësisë që lë personin vazhdimisht të pakënaqur dhe duke dashur më shumë.
“Si varësia në drogë dhe format e tjera të abuzimit, tërheqja nga ekspozim kronik në sheqer mund të rezultojë në një çekuilibër të nivelit të dopaminës, dhe të jetë aq e vështirë sa heqja dorë nga to “, tha kryesuesi i studimit, Bartlett në një deklaratën për shtyp.
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...