Vaksinat kundër gripit nuk kanë efekt tek të moshuarit

08:39 | 4 Shtator 2017

Vaksina e gripit gjatë dimrit të fundit, zvogëloi rrezikun e virozave më 66% të fëmijëve por, ishte joefektive tek të moshuarit.

Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik i Anglisë, transmeton Klan Kosova.

Ndër të rinjtë, vaksina ishte tetë për qind më e efektshme se një vit më parë dhe ka punuar më së miri që kur u përdor për fëmijët më 2013.

Megjithatë, vaksina ishte e paefektshme tek njerëzit e moshës 65 vjeç e më lart. Kjo mendohet të jetë për shkak të dështimit të vaksinës për të mbrojtur kundër llojit të gripit H3, i cili qarkullonte dimrin e kaluar.

Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë zgjedh tri llojet më të zakonshme të gripit për të krijuar vaksinën më të mirë. Vaksinat e tilla janë zakonisht efektive në 50 për qind të rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara