Një studim i publikuar në “Science Advances” ka raportuar se 42% e grave pjesëmarrëse në sondazh kanë raportuar cikle më të rënda pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.
Prodhuesit e vaksinave nuk kanë studiuar ndryshimin e ciklit menstrual, pavarësisht se shumë gra kanë pretenduar se kanë pasur gjakderdhje të papritur menstruale pak vaksinimit, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit kanë përdorur të dhëna të vetë-raportuara prej gati 40 mijë grave për të vlerësuar shkallën e ndryshimin të ciklit periodik pas marrjes së vaksinës.
Dyzet e dy për qind e të anketuarve thanë se kishin gjakderdhje më të madhe nga sa prisnin zakonisht, 44% nuk raportuan asnjë ndryshim, ndërsa një numër i lartë i grave pa menstruacione dyshohet se përjetuan gjakderdhje të re, sipas rezultateve.
Shumica e të anketuarve kishin marrë vaksinën Pfizer (21,620) ose Moderna (13,001), vazhdoi studimi.
Të tjerë morën vaksina Johnson & Johnson, Novavax dhe “të tjera”, pretenduan studiuesit.
Në vitin 2021 shkencëtarët thanë se po bënin “punë eksploruese” për të vendosur nëse do të kishte një studim mbi koronavirusin dhe parregullsitë e gjakderdhjes menstruale. Menjëherë pas kësaj, ata njoftuan një studim mbi diagnozën anormale të gjakderdhjes së mitrës pas vaksinimit kundër COVID-19./arbresh.info/
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...