Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit. Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.
Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, të cilat do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.
Sindroma metabolike
Uthulla e verës së kuqe të rrushit përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike. Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksidantët tek kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalëlsuar metabolizimin e insulinës. Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë. Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut. Ekspertët, thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.
Oreksi
Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit. Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes. Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën. Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve.
Irritimet e lëkurës
Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli. Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës. Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë./agroweb
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...