Kur trupi ka mungesë të jodit, gjëndra tiroide nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm hormone tiroide.
Eksperti amerikan, Dr. Geri Uoren thotë mëqense trupi nuk e prodhon atë, ne duhet të marrim jod çdo ditë, në mënyrë që organizmi të funksionojë mirë, transmeton portal arbresh.info
Mungesa e jodit shkakton:
Lodhje
Ndiheni të rraskapitur kur zgjoheni, nuk ju mjaftojnë 8 ose 10 orë gjumë gjatë natës apo nuk mund të funksiononi gjithë ditën pa një sy gjumë pasdite? Mungesa e energjisë dhe ndjenja e lodhjes shoqërohen me një sërë gjendjesh shëndetësore, por më shpesh ato janë simptomë e sekretimit të pamjaftueshëm të hormoneve tiroide.
Depresioni
Hipotiroidizmi (mungesa e sekretimit të hormoneve të tiroides) mund të shkaktojë ndjenja depresioni dhe letargjie, por ndikon edhe në sekretimin më të ulët të serotoninës – hormonit të lumturisë.
Shtim peshe
Edhe pse shtimi në peshë është më së shpeshti rezultat i një stili jetese jo të shëndetshëm, nëse shfaqet në kombinim me simptoma të tilla si ndjenja e ftohtësisë dhe lodhjes së rëndë, është e mundur që të shkaktohet nga një ngadalësim i punës së gjëndrës tiroide.
Shpesh këto tre simptoma ia atribuojmë stresit, problemeve në punë, problemeve financiare dhe ndikimeve të tjera të jashtme. Problemet me pagjumësinë, lodhjen, ndjenjat e ankthit dhe depresionit mund të tregojnë probleme me gjëndrën tiroide.
Kur nuk ka jod të mjaftueshëm, gjëndra tiroide nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm hormone tiroide. Jodi është elementi themelor i ndërtimit të hormoneve tiroide dhe ndikon në shumicën e proceseve metabolike në trup./arbresh.info/
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...