Kompania prodhuese e makinave, ‘Tesla’, nën udhëheqjen e inxhinierit Elon Musk, do të ofrojë ventilatorë frymëmarrjeje falas për të gjithë spitalet e botës, për të trajtuar pacientët që marrin trajtim intensiv në tërë spitalet e botës.
Inxhinieri Musk ka bërë të ditur diçka të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, duke shtuar se transporti dhe doganimi i mjeteve mjekësore do jenë falas.
“Ne posedojmë ventilatorë shtesë të frymëmarrjes, të aprovuar nga FDA. Do t’i dërgojmë në spitalet e të gjithë botës nëpërmjet regjioneve që bëjnë dërgesa të pajisjeve Tesla. Pajisja dhe kostoja e transportit do jenë falas…”, ka thënë kreu i firmës teknologjike.
Musk kërkon që të gjithë ventilatorët të futen në shërbim mjekësor menjëherë, sapo të dorëzohen në spitalet përkatëse.
“Kërkesa e vetme është që ventilatorët të funksionalizohet menjëherë, e të mos ruhen në depo”, ka shtuar tutje ai.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...