Ushqimi mesdhetar është një nga më të lakmuarit në botë, por sipas studimeve të fundit, është larg nga të qenit përfekt.
Më shumë fruta dhe perime, peshk, vaj ulliri si yndyrë kryesore, arra si burim i energjisë dhe një gotë verë në ditë. Dieta mesdhetare nuk është vetëm e shijshme, por është një nga aleatët më të mirë që mund të ketë njeriu…por mbi të gjitha nuk është aspak aleat financer, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të kryer në Itali, u gjet se efektet e dobishme të kësaj dite ndodhen vetëm te njerëzit e shtresa të larta dhe te ata që qëndrojnë mirë financiarisht.
Marialaura Bonaccio, autore e studimit ka theksuar se është e pamundur që një person me të ardhura mesatare t’i përmbahet kësaj diete.
Studimi shton se kjo lloj diete parandalon rrezikun e sëmundjeve kardiovasluare për 60 për qind, por sipas tyre kjo ndodh vetë te përsonat me arsimim të lartë dhe me të ardhura vjetëre të mira.
Në praktikë, studimi shton se njerëzit me të ardhura të mira konsumojnë më shumë peshk dhe ushqime organike, të cilat janë të shtrejta.
Nga ana tjetër, njerëzit me të ardhura më të ulëta që ndjekin dietën Mesdhetare janë të detyruar të zgjedjin ushqime të cilësisë më të dobët./Arbresh.info
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...