Burrat që kanë bërë trajtim të fertilitetit kanë një rrezik më të lartë të kancerit të prostatës, ka gjetur një studim i fundit.
Hulumtimi i botuar në British Medical Journal ka shqyrtuar 1.2 milion shtatzëni në Suedi dhe periudha kohore ka zgjatur mbi 20 vjet, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit nga Universiteti Lund në Suedi kanë gjetur se burrat që kanë bërë trajtim për infertilitetin kanë shfaqur një rrezik më të madh të kancerit të prostatës.
Ata shikuan më shumë se një milion lindje midis 1994 dhe 2014, dhe rastet e kancerit.
Shumica e foshnjave – 97%, ishin konceptuar në mënyrë të natyrshme, dhe 20.618 (1.7%) u konceptuan duke përdorur IVF, megjithëse të dhënat nuk tregojnë nëse çështjet e fertilitetit kanë të bëjne me burrin ose gruan.
Prof Yvonne Lundberg Giëercman, e cila e drejtoi studimin tha se ‘numri i të prekurve me kancer të prostatës është i vogël’, megjithatë shtoi se ‘ata që janë të prekur janë në moshë mjaft të re’.
Ajo shpreson që shumë shpejt të bëhen studime të mëtejshme , të cilat do të kenë për qëllim lidhjen mes kancerit të prostatës dhe sterilitetit mashkullor./arbresh.info/
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...