Përbërësi aktiv që i jep specit atë shijen djegëse mund t’i rrethojnë qelizat e kancerit dhe t’i vrasin ato, thonë shkencëtarët, të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e një kure për kancerin.
Specat djegës mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit, pasi shkencëtarët zbuluan se kapsaicina, komponenti aktive i djegëseve, mund të kalojë në kanale të specializuara përreth qelizave të kancerit duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Kancerat e tjera, duke përfshirë atë të zorrës së trashë, kockave dhe pankreasit, gjithashtu mund të mbyten nga ky element.
Megjithatë, kapsaicina nuk është efektive nëse hahet, thithet ose injektohet, studiuesit mendojnë se do të jetë efektive vetëm si një pilulë e bashkangjitur me një ilaç tjetër që synon qelizat e kancerit. Dr. Lea Weber, ka shkruar në revistën “Cancer Breast – Targets and Therapy”, –
Kapsaicina është e aftë të nxisë apoptozën dhe pengon rritjen e qelizave të kancerit në lloje të ndryshme të kancerit, për shembull osteosarkoma, zorrës së trashë dhe kanceri pankreatik, ndërsa qelizat normale mbetën të padëmtuara.” Ai tha: “Në këtë studim synojmë të identifikojmë kanalet dhe nëntipet e ndryshme të kancerit të gjirit dhe të hetojmë efektin e lkapsaicinës në progresin e kancerit të gjirit.”
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme