Kanë filluar të të dalin ato rrudhat poshtë dhe në anë të syve?
Mos i merr inat se me pak punë mund t`i fshish. Ato që të duhen janë pak gjëra.
Pastë dhëmbësh
Lëng domate
Kapsula me Vitamin E
Xhel Aloe Vera
Në një tas të pastër hidh gjysmë lugë pastë dhëmbësh. Shto edhe gjysmë lugë xhel aloe vera. Më pas xhelatinën e Vitaminës E. Shto 1 lugë lëng domate dhe përzieje mirë.
Këtë përbërje aplikoje më pas në zonën ku ke probleme. Përhape me kujdes përmes gishtërinjve të pastër. Lëre në fytyrë për 5 minuta dhe më pas laje me ujë të ftohtë. Pastaj thaje mirë fytyrën. Hapi tjetër është përdorimi i xhelatinës së Vitaminës E. Merr disa pika dhe vendosi mbi lëkurë. Lëre gjithë natën dhe laje në mëngjes. Këtë të dytën aplikoje çdo natë. Kurse të dy hapat bashkë, një ditë po, një ditë jo, për një muaj. Do ta shikosh menjëherë diferencën.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...