Dhimbjet në stomak, era e keqe nga goja, të përzierat, madje edhe gazrat shfaqen kur ka një mosbalancim të acideve tretëse në stomak, që ndikojnë në jetën e përditshme.
Një sërë faktorësh mund të ndikojnë në mosbalancimin e këtyre acideve, duke filluar nga konsumi i rregullt i ushqimeve pikante, stresi, zakonet e çrregullta të ngrënies dhe abuzimi me alkoolin. Lajmi i mirë është se kurat bimore mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.
Kanellë
Kanella është një nga kurat më të mira për të luftuar acidin e lartë në stomak, duke qenë se vepron si një antacid i rregullt që mund të largojë gazrat e akumuluara në stomak.
Për të përdorur këtë kurë mjafton të thoni një lugë çaji pluhur kanellë në një filxhan ujë. Fillimisht vendoseni ujin të vlojë, më pas shtoni kanellën dhe lëreni të tretet për pak minuta. Duhet ta konsumoni këtë pije të paktën 2-3 herë në ditë.
Xhenxhefil
Me siguri përdorni xhenxhefil sa herë keni dhimbje barku apo të përziera. Vetitë e tij anti-inflamatore mendohet të ndihmojnë gjithashtu edhe në lehtësimin e refluksit acid. Provoni të përgatitni një çaj me xhenxhefil të freskët të tretur në ujë të ngrohtë.
Gjethe borziloku
Duhet të provoni gjithashtu gjethet e borzilokut, duke qenë se ato përmbajnë përbërës që rrisin prodhimin e mukusit në stomak që minimizon aciditetin. Mund ta përdorni atë si erz në gatime të ndryshme ose të përgatisni një çaj të ngrohtë me të.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën