
seven years old child reading a book at home. Boy studing at table on blue background
Ekspertët thonë se deri në vitin 2050, pra pas gati 30 vjetësh, gjysma e popullsisë do të mbajë syze. Mjekët thonë se gjithnjë e më shumë njerëzit janë përqëndruar në teknologjinë dhe mungon fiskultura e syrit.
“Jeta në metropol, nëpër hapësira të vogla, përqëndrimi për orë të tëra në kompjuterë, Ipad, celularë etj, janë shkaktarët kryesore”, tha Alketa Tandili Ajazi, Okuliste.
Mënyra e të ushqyerit ndikon gjithashtu në cilësinë e shikimit. Mjekët rekomandojnë ushqime si peshk, qepë, spinaq, brokoli e fruta të thata që ndihmojnë të parët. “Është shtuar numri i njerëzve që përdorin syze që në moshë të vogël”, tha Ajazi.
Dikur njerëzit mundoheshin t’i fshihnin problemet me sytë. “Më para ishte turp, njerëzit të etiketonin si “qorr”, kishin komplekse, ndërsa sot i mbajnë edhe për modë. Ka fejesa që janë prishur për këtë shkak”, thonë qytetarët. “Ka çifte nga zonat rurale kryesisht që vendosin për vazhdimësinë e bashkëjetesës nga ajo çka do të rezultojë nga vizita. Mbajtja e syzeve nuk është turp, por zgjidhje për një shikim cilësor”, tha okulistja.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...