Britania e Madhe është në mes të një epidemie të vetmisë.
Hulumtimet e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare kanë zbuluar se një 10 përqind e 16 deri 24 vjeçarëve në mënyrë të rregullt ndjehen të vetmuar, transmeton portali arbresh.info
Profesionistët e shëndetësisë kanë bërë thirrje që vetmia të konsiderohet si një rrezik për shëndetin publik, madje konsiderohet më e rrezikshme se pirja e duhanit dhe obeziteti.
Hulumtimi i ri nga Kings College London ka parë efektet e dëmshme të vetmisë tek të rinjtë dhe ka gjetur se jo vetëm që mund të ndikojë në mirëqenien mendore, por edhe në mirëqenien fizike.
Studimi i publikuar në “Psychological Medicine” ka gjetur se shumica e të rinjëve ndihen më të vetmuar se mosha e madhe e të të anketuarve.
Shkencëtarët kanë theksuar se adoleshentët që ndjehen të vetmuar ka gjasa të pijnë duhan më shumë dhe të përdorin teknologjinë më tepër.
Madje është theksuar se ata nuk iu përkushtohen ushtrimeve fizike dhe kanë gjasa të mëdha që të përjetojnë ankth, depresion dhe çështje të tjera të shëndetit mendor./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...