Nëse jeni duke kontrolluar sheqerin në gjak, atëherë me siguri jeni njohur me ushqimet që mund të sabotojnë përparimin tuaj.
Megjithatë, pak njerëz e dinë se orizi ngjyrë kafe mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Shumë njerëz mendojnë se orizi ngjyrë kafe është i shëndetshëm, por në të vërtetë ai rrit sheqerin në gjak, transmeton portal arbresh.info
Orizi i bardhë është besuar gjithmonë se është një kërcënim për nivelet e sheqerit në gjak, ndërsa orizi ngjyrë kafe një alternativë e mirë.
Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e konfirmon një instruktore fitnesi.

“Orizi kafe konsiderohet i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të fibrave, por gjithsesi është i lartë në karbohidrate. Sasitë e larta të karbohidrateve në orizin kafe konvertohen lehtësisht në glukozë pas tretjes, gjë që mund të shkaktojë një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak”, sqaron ekspertja e fitnesit.
Sipas Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, drithërat janë të dëshirueshme, por nuk duhet të hahen në sasi të mëdha.
“Sasitë e mëdha të drithërave, përfshirë edhe orizin ngjyrë kafe, mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak’, tha edhe mjeku amerikan, Dr. Stephen Devries.
Orizi ngjyrë kafe është shumë ushqyes dhe lehtësisht i tretshëm dhe është një burim i rëndësishëm i karbohidrateve komplekse, proteinave, fibrave bimore dhe vitaminës B./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...