Dhimbjet e dhëmbit për të gjithë ata që i kanë provuar, janë të tmerrshme, sidomos nëse ato fillojnë gjatë natës. Për t’i shpëtuar dhimbjes deri sa të takoheni me dentistin, ju mund t’i përdorni këto produkte natyrale:
Ujë dhe kripë- Në një gotë më ujë të ngrohtë, shtoni një lugë të vogël kripë dhe përziejeni. Kështu do t’i shpëtoni dhimbjes për një kohë të shkurtër.
Sodë buke dhe pastë dhëmbësh– Hidhni pak sodë buke në brushën me pastë dhëmbës, dhe fërkojeni dhëmbin. Pas pak minutave, do ta vëreni se dhimbja ju kalon.
Akull– është i këshillueshëm të përdoret edhe në rastet kur keni ënjtje të dhëmbit. Vendosni akull mbi faqe ose fusni një kub të akullit në gojë, për t’i lehtësuar dhimbjet.
Bustina çaji– çaji i zi dhe ai i kamomilit, kanë efekte qetësuese. Vendosni një bustinë të çajit për të shpëtuar nga dhimbja.
Qepë– Qepa përveç se e largon dhimbjen, mund ta reduktoj infeksionin, që në të shumtën e rasteve është shkaktar i dhimbjes.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...