Mjekët thonë se hemoglobina e ulët është shenja e parë e paraqitjes së anemisë te njeriu.
Anemia është si pasojë e mungesës së hekurit që është edhe tipi më i shpeshtë. Por, për të precizuar duhet bërë diagnozën dhe analizimin e mirë të të gjitha parametrave të pasqyrës së gjakut, thonë mjekët.
Përveç nivelit të ulët të hemoglobinës, mjekët thonë se duhet konfirmuar edhe vlera e vetë hekurit, përkatësisht nivelit të feritinit.
Format më të shpeshta të anemisë mund të jenë si pasojë e deficitit të vitaminës B12 dhe acidit folik. Pacientët të cilët përballen me këtë lloj pagjakësie shpesh kanë simptoma të ndryshme dhe duhet dërguar për kontroll te neurologu, ose gastro-enterologu, pasi kanë probleme me mpirje dhe lukthin.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...