Jetën mund t’ia zgjatni vetes vetëm duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës.
Lënia e duhanit e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjeve të zemrës, etj., transmeton Telegrafi.
Bashkë me ushtrimet fizike, ekspertët shëndetësorë thonë se edhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është gjë kruciale për të jetuar më gjatë, ku një nga ushqimet e rekomanduara është vaji i ullirit.
Në anën tjetër, edhe shafrani është bërë i njohur viteve të fundit falë përfitimeve shëndetësore që sjell.
Shafrani është i mbushur me curcumin, i cili ndihmon në lehtësimin e inflamacionit afatgjatë, ku kryesisht nga kjo përfiton truri.
Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kelllow thonë se nuk është shafrani i vetmi produkt që duhet ta shtoni në pjatën tuaj, por edhe specin e zi, kanellën dhe xhenxhefilin.
Sipas tyre, shafrani dhe këto ushqime tjera na mbrojnë nga kanceri, na ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit, e luftojnë inflamacionin, etj.
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici