Vitamina D kryesisht fitohet përmes ushqimeve të caktuara, suplementeve dhe ekspozimit adekuat në diell.
Ndonëse hulumtimet e shumta e kanë ndërlidhur ekspozimin në diell me kancerin e lëkurës, shumë nga ne kujdesemi për lëkurën duke e mbrojtur nga rrezet e diellit, transmeton Telegrafi.
Problemi është se kështu trupi jonë përfundon me mungesë esenciale të vitaminës D, dhe kjo mungesë ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra.
Amy Morris nga ‘Water for Health’ tregon për simptomat të cilat na shfaqen kur kemi mungesë të kësaj vitamine.
Rënia e flokëve
Rënia e flokëve shpeshherë i atribuohet stresit, sipas Amyt, e që shpeshherë është shkaktari kryesor. Por kur rënia e flokëve është e shpeshtë, rekomandohet të kontrolloheni se mos kjo po ndodhë për shkak të mungesës së nutrientëve.
Vitamina D është ndër nutrientët më të rëndësishëm që kërkohet për funksionin e trupit.
Sipas ekspertes, mungesa e kësaj vitamine nuk përjashtohet si mundësi për rënien e flokëve.
Lodhja e pashpjegueshme
Lodhja shpeshherë ka shumë shkaktarë, por vitamina D është ndër më kryesorët.
Individët e diagnostikuar me mungesë të vitaminës D deklarojnë se kanë pak energji dhe lodhje të muskujve, ndërsa konsumimi afatgjatë i vitaminës D është dëshmuar se i përmirëson këto simptoma.
Djersitja e tepërt
Djersitja kronike, në veçanti në ballë, është indikator i njohur se trupi juaj ka mungesë të vitaminës D.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...