Vezët janë burimi më i mirë ushqimor për një shtatzëni të shëndetshme. Ato mund të zvogëlojnë gjasat e lindjes së parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe depresionin pas lindjes. Këtë e konfirmon një studim i ri, i cili nxorri në dritë gjetjet e 18 studimeve të ndryshme duke u fokusuar në shëndetin e të porsalindurve dhe konsumimin e vezëve të pulave, transmetoon Shendeti.com.al.
Autori dhe dietisti, Cordelia Woodëard, tha: ‘Vezët janë mbajtëse të proteinave, ushqyesve të nevojshëm për trupin dhe një nga pak burimet natyrore të vitaminës D që është jetike gjatë shtatzënisë.’Vezët gjithashtu përmbajnë sasi të vogla të acideve yndyrore (zakonisht të gjetura në ushqimet e detit) të cilat kanë qenë të lidhura me zvogëlimin e rrezikut të lindjes së parakohshme dhe uljen e depresionit pas lindjes.
Hekuri në vezë luan një rol të rëndësishëm gjatë shtatzënisë, pasi kjo është një kohë kur nivelet e hekurit në gjak mund të bien, duke çuar në lodhje.
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...