Gjatë dimrit, virozat shpërthejnë më shpesh për disa arsye. Temperaturat e ftohta dhe ajri i thatë mund të dobësojnë sistemin imunitar, duke e bërë trupin më të prirë për t’u infektuar.
Gjithashtu, viruset si ato që shkaktojnë ftohjen dhe gripin janë më të qëndrueshme në ajrin e ftohtë dhe mund të mbijetojnë më gjatë.
Një tjetër faktor është se gjatë dimrit njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, duke ndihmuar përhapjen e viruseve. Përveç kësaj, mungesa e dritës së diellit mund të ulë nivelet e vitaminës D, që është e rëndësishme për sistemin imunitar.
Si përhapen virozat?
Virozat përhapen kryesisht nëpërmjet pikëve të ajrit (kur dikush kollitet ose teshtin), kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara, dhe kontaktit të drejtpërdrejtë mes individëve. Pikat që lëshohen gjatë kollitjes mund të mbeten në ajër ose mbi objekte dhe t’i kalojnë te të tjerët.
Si të parandalojmë shpërndarjen e virozave?
Për të parandaluar infeksionet, është e rëndësishme t’i lajmë duar shpesh, të mbulojmë gojën dhe hundën kur kollitemi ose teshtijmë, dhe të mbajmë distancën nga të sëmurët. Gjithashtu, forconi sistemin imunitar me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën