Rastet e HIV-it në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë këtij viti duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e informimit dhe testimit të hershëm.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit korrik janë regjistruar 21 raste të reja, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.
Si është realisht situata në Kosovë? A ka ndikuar shtimi i numrit të testimeve apo në realitet janë shtuar rastet?
Për këtë në Orën 7 foli Arbana Kasumi Shala, infektologe dhe njëherësh udhëheqëse e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar.
“Realisht është duke u përhapur. Unë po mendoj që ende nuk është popullata e vetëdijesuar për rreziqet e marrjes së këtij virusi”, tha
“Ndoshta me testimet e më shumta nëse bëhen atëherë ose është mundësia për me u mbrojtur apo për me u zbulu më herët ky virus dhe në këtë mënyrë që personat apo apo pacientët të marrin më herët terapinë edhe në këtë mënyrë që të mbrohen faktikisht ta ulin sasinë e virusit në organizëm të bëhen të padetektueshëm dhe në këtë mënyrë mos ta bartin te personi tjetër”.
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...