Nëse zgjohesh vazhdimisht në mes të natës, sigurisht ju nuk po merreni me pushimin tuaj të nevojshëm.
Zgjimi gjatë natës dhe ecja e vazhdueshme në atë periudhë, nuk është sinjal i mirë për shëndetin tuaj.
Eksperti amerikan i gjumit Adam Tishman, thotë se kjo ndodhë tek disa persona, pasi vuajnë nga sëmundja e gjumit apnea.
Nga apnea çrregullimi i gjumit ndodhë atëherë kur personi ndalet së marri frymë për një kohë të shkurtër, ndonjëherë edhe disa herë gjatë natës ndërsa njohja e problemit mund të jetë pak e vështirë për tu diagnostifikuar.

Megjithatë apneja e gjumit është një gjendje e shërueshme në të cilën fryma ndalon dhe fillon gjatë gjithë natës duke ju bërë të zgjoheni, duke prishur gjumin tuaj në mënyrë të përsëritur.
Shkaku mund të jenë të gjitha llojet e gjërave nga bajamet të zgjeruara ose trashje, por në shumicën e rasteve, nuk do të kuptoni se edhe ju keni atë deri sa një partner i shtratit të kuptojë se fryma juaj periodikisht pushon gjatë gjithë natës, transmeton Klan Kosova.
Por nuk mund të përjashtohet edhe stresi në këtë lloj problemi i cili mund të jetë shpesh i bezdisshëm.
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...