Testimi për nivelet e vitaminës D në trup në kohën kur pacientët u diagnostikuan me kancer të prostatës treguan se kjo teori nuk mund të hidhet poshtë fare.
Në një studim të fundit është gjetur se burrat që vuajnë nga forma agresive e kancerit të prostatës kanë shfaqur nivele më të dukshme të mungesës së vitaminës D. transmeton portal arbresh.info
Gjegjësisht, hulumtimi i kryer në Universitetin Northëestern në shtetin amerikan të Illinois, dhe i botuar në Journal of Clinical Oncology, zbuloi informacione të dobishme për rastet në të cilat pacientët ranë dakord me mjekun e tyre se sëmundja duhet të monitorohet nga afër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore përpara se të hyjnë në procedurën e heqjes së prostatës ose ndonjë ndërhyrje tjetër mjekësore. Kjo i referohet kryesisht zëvendësimit të kësaj vitamine të rëndësishme për trupin.
Studimi ka gjetur se burrat që kanë mungesë të vitaminës D kryesisht nuk ekspozohen në diell mjaftueshë.
Punët e brendshme dhe dimrat e gjatë, të ftohtë dhe pa diell, gjithashtu ndikojnë negativisht në nivelin e qëndrueshëm të kësaj vitamine.
Meshkujt që u diagnostikuan me një formë agresive të kancerit të prostatës kishin nivele të vitaminës D prej rreth 22.7 ng/ml, që është dukshëm më pak se 30 ng/ml që konsiderohet normale. Ata që nuk kishin kancer agresiv të prostatës kishin një nivel mesatar prej rreth 27 ng/ml.
Sipas hulumtimeve të fundit, vitamina D përveç që parandalon kancerin e prostatës, parandalon zhvillimin e osteoporozës, kancerit të gjirit, ndikon në diabetin dhe mbipeshën.
Vitamina D ndodhet kryesisht te vezët, peshku, kërpurdha dhe vaj i fermentuar i mëlçisë së merlucit./arbresh.info/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...