Shpesh ndodh që personat që nisin të mbajnë dietë, përballen me problemin e shmangies së produkteve të bylmetit.
Një nga ushqimet e para që lihet kur i futesh dietës është djathi, por mesa duket ka disa bylmetra që mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur dietë.
Rikota – Është një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar djathin e rëndë. Sipas dietologëve, rikota është e lehtë dhe e pasur me proteina.
Gjalpë pa kripë – këtë bylmet mund ta konsumoni me një fetë bukë të thekur. Ai është i mirë për shëndetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitaminë A.
Mocarela - Pëlqehet edhe nga ata persona që djathin nuk e kanë të preferuar. Dietologët thonë se është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me të gjitha perimet.
Gjiza pa kripë - Ka pak yndyrë dhe pak kalori. Kjo është dhe arsyeja pse ata që ndjekin dietë me pak kalori nuk janë të detyruar ta eliminojnë tërësisht.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit