Sipas një studimi, njerëzit në mes të 30-tave duhet të kontrollojnë presionin e gjakut, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e trurit.
Studimi ka gjetur ‘dritaren’ për të mbrojtur shëndetin e trurit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Duke ndjekur rreth 500 persona të lindur në 1946, ajo lidhi presionin e lartë të gjakut në mes të jetës së hershme me dëmtimin e mëvonshëm të enëve të gjakut dhe tkurrjen e trurit.
Ekspertët thanë se presioni i lartë i gjakut në “periudhën kritike” të viteve 30 dhe 40 mund të “përshpejtojë dëmtimin” në tru.
Kjo është hera e parë që studiuesit thonë se presioni i gjakut në moshë të mesme lidhet me rrezikun e çmendurisë.
Gjatë gjithë këtij studimi, të botuar në Lancet Neurology iu nënshtruan skanimeve të trurit.
Rritjet e presionit të gjakut midis moshave 36 dhe 43 u shoqëruan me tkurrje të trurit.
Prof Jonathan Schott, një neurolog klinik në Institutin e Neurologjisë Queen Square UCL, drejtoi këtë studim.
Ai tha: “Presioni i gjakut, madje edhe në vitet 30, mund të ketë një efekt goditës në shëndetin e trurit katër dekada më vonë. Monitorimi dhe ndërhyrjet që synojnë të maksimizojnë shëndetin e trurit më vonë në jetë, duhet të synohen të paktën heret nga mosha e mesme”./arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media