Pirja e duhanit faktori i dytë për vdekjet e parakohshme

13:15 | 6 Prill 2017

Pirja e duhanit shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën, sipas një studimi të ri.

Pavarësisht politikave të kontrollit të duhanit nëpër dekada, rritja e popullsisë ka çuar në rritjen e numrit të duhanpirësve, paralajmëron studimi.

Hulumtuesit thanë se vdekshmëria mund të rritet pasi kompanitë e duhanit në mënyrë agresive kanë pushtuar tregje të reja, veçanërisht në botën në zhvillim, shkruan BBC.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’.

‘Pavarësisht se më shumë se gjysmë shekulli janë ofruar prova për efektet e dëmshme të duhanit për shëndetin tonë, sot 1 nga 4 meshkuj në të gjithë botën është duhanpirës aktiv’, tha njëra prej autorëve të hulumtimit Emmanuela Gakidou.

‘Pirja e duhanit mbetet faktori i dytë me rrezikun më të madh për vdekje të parakohshme dhe paaftësisë, dhe kështu për ulur ndikimin e tij ne duhet të intensifikojmë kontrollin e duhanit për të ulur përhapjen”, shtoi ajo.

Raporti është bazuar në pirjen e duhanit në 195 vende dhe territore në mes viteve 1990 dhe 2015.

Gjeti se në vitin 2015, gati një miliard njerëz tymosin çdo ditë, një në katër meshkuj dhe një në 20 femra

Shpërndaje në rrjete sociale