Më shumë se 40,000 raste të reja me kancer të prostatës diagnostikohen çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Prostata është gjëndër e vogël në pelvis e cila ndihmon me prodhimin e spermës, transmeton Telegrafi.
Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë djegie gjatë urinimit, humbje të kontrollit të fshikëzës, ose shfaqje e gjakut në urinë.
Përderisa nuk ka ndonjë mënyrë të caktuar për parandalimin e kancerit të prostatës, ndryshimi i dietës dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund ta zvogëlojë rrezikun.
Konsumimi i kafes
Konsumimi i sasive të mëdha të kafesë mund të ndikojë në zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës. Çdo tri kafe që pini jua reduktojnë rrezikun për 11 për qind, thonë ekspertët.
Sidoqoftë, dozat e larta të kafeinës mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, siç janë rrahjet e parregullta të zemrës. Prandaj, konsumoni vetëm një gotë e gjysmë kafe në ditë.
Ushtrimet fizike
Ndërtimi i dhjamit e rritë rrezikun e kancerit të prostatës, e veçanërisht kur dhjami gjendet në zonën e stomakut.
Megjithatë, ushtrimet e rregullta fizike ju ndihmojnë ta mirëmbani peshën e shëndetshme trupore, prandaj ecja, vrapimi, çiklizmi dhe noti kontribuojnë në rrezik më të vogël të zhvillimit të këtij kanceri.
Hani më shumë ushqime me ngjyrë të kuqe
Ushqimet e kuqe – si shalqiri dhe domatet – e marrin ngjyrën e tyre nga antioksidanti licopen.
Licopeni i zvogëlon shanset për zhvillimin e kancerit të prostatës, prandaj ngrënia e domateve e bën më të lehtë për trupin absorbimin e licopenit.
Hani më shumë peshk
Omega-3 mund t’iu mbroj nga ky lloj i kancerit, falë acideve yndyrore të cilat gjenden në salmon, tuna, sardine, etj. /Telegrafi/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata