Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të çojë në maskulinitetin e frenuar dhe një shtytje seksuale të dobët për pasardhësit meshkuj gjatë jetës si të rritur, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Kopenhagës.
Në fetuset e meshkujve, analgjetiku ul prodhimin e hormonit primar seksual mashkull, testosteron, i cili mund të dëmtojë zhvillimin e sjelljes mashkullore, paralajmëron një studim të botuar në revistën e Shoqërisë për Riprodhimin dhe Fertilitetin, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi demonstruar se një nivel i zvogëluar i testosteronit do të thotë se karakteristikat mashkullore nuk zhvillohen siç duhet. Kjo gjithashtu ndikon në shtyrjen e seksit”, tha autori studimi David Mobjerg Kristensen.
Testimet e kryera në minj zbuluan që ata që ekspozohen përditë ndaj acetaminophen sa janë në mitër nuk ishin në gjendje të çiftohen sikurse brejtësit tjerë./Arbresh.info
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...