Shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu, por, për çudi, në jetën e përditshme ai vlerësohet më pak se shumë gjëra të tjera.
Shumica e njerëzve e kuptojnë vlerën e shëndetit vetëm kur e humbasin atë dhe krejt papritmas ndërgjegjësohen për faktin që po nuk pate shëndet nuk ke asgjë.
Një proverb Italian flet më së miri për këtë: “Ai që gëzon shëndet të mirë, është i pasur, edhe pse nuk e di një gjë të tillë”. Megjithse, sa kohë jemi mirë, rrallë mendojmë për shëndetin tonë, ne kujtohemi për vlerën e tij sa herë na zë gripi apo rruga, ose sa herë na duhet të zëmë shtratin. Kur sëmuremi, e vetmja gjë që duam është të shërohemi. Asgjë tjetër nuk na hyn në sy!
Shëndeti i mirë është një dhuratë që nuk ka çmim: është diçka që ne e gëzojmë përditë. Përveç kujdesit që duhet të tregojmë për ta ruajtur atë, nuk duhet të harrojmë kurrë që të tregohemi mirënjohës në mënyrë që të vazhdojmë të jemi të shëndetshëm.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...