Pandemia tjetër mund të jetë një infeksion fungal, e njohur si Candida Auris, thonë ekspertët që e përshkruajnë atë si një “patogjen gati të përsosur”.
Infeksioni fungal, apo në gjuhën popullore kërpurdhat, mund të jetë fatal, sidomos nëse hyn në qarkullimin e gjakut përmes përmes kateterëve ose tubave të tjerë që hyjnë në trup në mjediset e kujdesit shëndetësor, thonë shkencëtarët nga London College Imperial, transmeton portal arbresh.info
Një infeksion i tillë është identifikuar për herë të parë në vitin 2009 dhe është pothuajse e papërshkueshme nga ilaçet antifungale, sipas Johanna Rhodes, epidemiologe në Britani të Madhe.
Rhodes, i cili ndihmoi në trajtimin e një shpërthimi të vitit 2016 të Candida auris në Angli, tha se nuk është vetëm rezistenca e kërpudhave ndaj ilaçeve që e bën atë mbresëlënëse, transmeton portali arbresh.info
“Një nga gjërat që e bën Candida auris kaq të frikshme është fakti që mund të qëndrojë në sipërfaqe të pajetë për periudha të gjata dhe t’i rezistojë çfarëdo që t’i hidhni”, tha ajo për Neë Scientist.
Ekspertët thanë se është thelbësore të zhvillohen armë më të mira kundër armiqve si Candida auris tani, para se ato të bëhen pandemia e radhës./arbresh.info/
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...