Nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit, sipas një studimi global.
Hulumtuesit nga SHBA-të kanë nxjerrë të dhëna nga gati 600 studime dhe kanë gjetur se dobitë e pirjes së alkoolit lihen në hije nga dëmet që shkakton, transmeton portali arbresh.info.
Kërkimet e mëparshme tregonin se një pije në ditë për gratë dhe dy për meshkujt ishin një nivel i sigurt që mund të mbronte nga sëmundjet e zemrës.
Por autorët e studimit të ri thonë se vetëm një pije në ditë rritë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që lidhen me alkoolin kur krahasohet me mos konsumin.
Hulumtimi u botua në revistën mjekësore The Lancet.
Hulumtuesi kryesor Dr Max Griswold, nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, tha:
“Studimet e mëparshme kanë gjetur një efekt mbrojtës të alkoolit në disa kushte, por kemi gjetur se rreziqet e kombinuara të shëndetit të lidhur me alkoolin rriten me çdo sasi alkooli.
“Edhe pse rreziqet shëndetësore që lidhen me alkoolin fillojnë të jenë të vogla me një pije në ditë, ato pastaj rriten me shpejtësi teksa njerëzit pinë më shumë”.
Një pije alkoolike standarde u përcaktua si përmbajtje e 10g alkool, ose një njësi. Një pintë birre është dy njësi./Arbresh.info/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë